Flash

VOA: Tirana, epiqendra e Covid-19 në Shqipëri

Lapsi.al 15 April 2020
VOA: Tirana, epiqendra e Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot për 19 raste të reja me koronavirus si dhe për një 90 vjeçar që humbi jetën në mëngjes në spitalin Infektiv, ndërsa vuante dhe nga sëmundje të tjera. Shkon në 25 numri i viktimave nga Covid 19.

Ndër rastet e reja, sipas ministrisë së Shëndetësisë, pjesa më e madhe janë rregjistruar në Tiranë, 11 të prekur. Ndërsa 5 raster janë në Kukës, mes të cilëve një infermier. Ai dyshohet të jetë infektuar nga një koleg i tij i cili rezultoi pozitiv dy ditë më parë. Nga 252 persona të dyshuar, të cilëve u është bërë testi, 44 kanë qenë personel shëndetësor.

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se “edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qendrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar”.

Tirana, epiqendra e epidemisë, vijon të rritet me raste të reja çdo ditë. Në total në kryeqytet rezultojnë 237 të prekur, gati 48 përqind e totalit, e asuar nga Shkodra me 71 raste, Durrësi me 42 raste dhe Fieri me 32 të infektuar. Në të 14 qytetet e tjera ku janë verifikuar të prekur, rastet mbetet të kufizuara.

Në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët, numri mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të ministrisë janë 48 pacientë në total, nga të cilët 4 të intubuar dhe 8 të tjerë po në terapi intensive. “Në Shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar”, deklaroi zonja Rakacolli.

Në ndryshim nga ecuria e ditëve të shkuara, në 24 orët e fundit, numri i të shëruarve ka qenë i ulët, vetëm tre pacientë, duke e çuar në 251 totalin e atre që kanë rezultuar negativë nmë dy teste radhazi./ VOA

Të këshilluara

Analiza/ Qeveria e jahteve në kohë krize

Nga Jorida Tabaku Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në ...

11:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI