Flash

SHIFRAT/ Sa persona janë në spitalet tona me covid-19 dhe sa rrezikojnë jetën

Lapsi.al 13 April 2020
SHIFRAT/ Sa persona janë në spitalet tona me covid-19 dhe sa

Numri total i te prekurve me koronavirus në vendin tonë është rritur sot me vetëm 21 raste të reja duke e çuar totalin në 467 raste. Në dy spitalet “COVID” vijon beteja me sëmundjen për shërimin e pacientëve që janë të shtruar.

Sipas ministrisë, në Spitalin Infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

“Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë, 14 jane ne terapi intensive dhe 7 jane te intubuar”- tha drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, teksa dha të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI