Flash

Rama lajmëron lehtësimin e masave: Orari i pazarit 90 minuta, punonjësit mund të lëvizin me makina private

Lapsi.al 6 April 2020
Rama lajmëron lehtësimin e masave: Orari i pazarit 90 minuta,

Edi Rama në komunikimin live përmes Facebook njoftoi lehtësimin e masave të vendosura nga qeveria për disa kategori, por nëse ka shkelje do të ketë penalizime më të forta se asnjëherë tjetër.

Ai tha se orari për të bërë Pazar do të rritet nga 60 minuta në 90 minuta dhe se qytetarët mund të dalin për Pazar me automjetet e tyre. Po ashtu njoftoi se bizneset që tani lejohen të punojnë, kanë mundësi të thërrasin në punë punonjësit e tyre.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie. Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e cojmë në 90 minuta, kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por me sanksione të forta, heqje e lejes së drejtimt në raste shkeljesh”.

Ai tha ndër të tjera se pritet të shihet edhe kjo javë për të ndryshuar masat që janë ende në fuqi dhe zëvendësimin e tyre me masa më të lehta sa i përket lëvizjes së qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI