17 emigrantë të bllokuar prej më shumë se 3 ditësh në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri, ndërsa ka edhe 25 të tjerë që presin prej 4 ditësh në Kapshticë
Pasi morën leje nga instancat përkatëse ata tashmë janë në territorin shqiptar. Disa prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore si dy gratë dhe burri ditën e djeshme që u përkeqësuan mbrëmjen e kaluar.
Disa prej emigrantëve janë kthyer mbrapsht nga Greqia duke u bllokuar tek zona neutrale.