Flash

Ademi: Si dështoi qeveria në menaxhimin e krizës së Covid-19 në Shkodër

Lapsi.al 6 April 2020
Ademi: Si dështoi qeveria në menaxhimin e krizës së Covid-19

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar përmes një deklarate pas vizitës së Ministrit të Brendshëm në atë qytet. Ajo thotë se qeveria ka dështuar në krizën e Covid-19.

Reagimi i saj i plotë 

Sot Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta që ka vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të sulmuar shkodranët. Dështimin e tij edhe në menaxhimin e një situate të rrezikshme dhe që lidhet direkt me jetët e shqiptarëve, Rama po përpiqet t’ua hedhë qytetarëve të Shkodrës.

Është një strategji e ulët e qeverisë, deri në kriminale, të cilën unë e kam denoncuar publikisht prej ditësh. Kryeministri, përmes ministrit të tij të brendshëm, po mundohet të fshehë dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Është botërisht e ditur se në këtë situatë, as përsa i përket testimit e as hetimit epidemiologjik, e as sistemit shëndetësor, bashkitë nuk kanë asgjë në dorë.

Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë, në mundësitë e kapacitetet e veta, për lehtësimin e barrës së COVID-19 për qytetarët e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë atë pa ndërprerje.

Shkodra është një nga qytetet që me qytetarinë e vet ka bërë dhe po bën përpjekjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, pavarësisht problemeve shumë të mëdha ekonomike.

E pa sot në tregun e Rusit në Shkodër edhe Sandër Lleshaj, i cili e pranoi publikisht se ka më shumë shitës se blerës.

Rama e sejmeni i tij që kishte ardhur me një mision të caktuar politik në Shkodër, e dijnë mirë se janë familjarë që kanë patur kontakte me të infektuar, e të tjerë që prej ditësh kanë telefonuar numrin 127, dhe që u është refuzuar testimi.

Ai e di mirë se një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit.

Edi Rama e di mirë se shkodranët nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë, u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë.

Shkodranët e panë me sytë e tyre se, me urdhër politik, Këshilli Bashkiak monist, nuk miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuara nga ana ime.

Prandaj, iu bëj thirrje publike të mos përdorë ministrin e tij të brendshëm për të sulmuar qytetarët e Shkodrës.

Nëse qytetarët në Shkodër nuk do të respektonin masat kufizuese ashtu siç u përpoq sot ta faturonte Rama edhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me Tregun e Kombinatit në Tiranë.

Nuk ka nevojë që Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për Shkodrën, shkodranët e shqiptarët armiku i vetëm është i mjaftueshëm COVID-19.

Siç e kam kërkuar disa herë, edhe sot kërkoj që të rritet numri i testeve për qytetarët, për të identifikuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit në Shkodër. Po kaq emergjente është edhe mbështetja financiare dhe ushqimore, pasi qytetarët janë në vështirësi të sigurimit të bukës së përditshme.

Kam ofruar dhe ofroj edhe sot të gjithë bashkëpunimin për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës së rëndë të pandemisë, edhe pse deri sot gjithçka ka rënë në veshin e shurdhër të qeverisë.

Te dashur bashkëqytetar,

Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufizimet e vendosura, që të dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë.

Për qeverinë e përsëris një lutje:

T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres.

Të mundësojë testimin e cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19, të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e Shkodrës.

*Kryetare e Bashkisë Shkodër

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI