Tekniku Jurgen Klopp është ndër më të ekspozuarit publikisht në frontin e respektimit të masave lidhur me koronavirus. Kapiteni Jordan Henderson promotor i inisiativës të mbledhjes së fondeve për spitalet. Me pak fjalë, Liverpool është një qytet gjithnjë i kuq jo vetëm për ngjyrën e fanellës, por edhe për shpirtin. Por klubi bën një njoftim dhe plas kaosi: drejtuesit e Reds kanë vendosur të shfrytëzojnë amortizimin social (mbulim i 80% të pagave) të garantuara nga qeveria për tu kujdesur për punonjësit - me përjashtim natyrisht të stafit teknik e futbollistët -, duke i garantuar mbulimin e 20% të mbetur.
Në teori, vartësit e lënë jashte dere nga Liverpool nuk duhet të humbin asnjë stërlinë. Në realitet, një vendim si ky nuk mund të kalonte në heshtje, sidomos kur vrapon të marrë ndihmë ekonomike një klub që sapo ka celebruar një sezon rekord për faturimet – 605 milionë euro në 2018-2019 -, ka pagat e treta më të larta në Premier - 128,62 milionë – e ka njoftuar të ardhura prej 47,69 milionë. Në përgjithësei të gjithë treguesit janë në rritje e nuk mungojnë burimet për të siguruar koston e punës së punonjësve. Fenway Sports Group i amerikanit John W. Henry – pronari i Liverpool – e bashkëkombasit të tij Thomas Werner – presidenti i Reds – ka zgjedhur rrugën e rrahur nga Newcastle, Tottenham e, në forma të ndryshme, Norwich e Bournemouth.
https://www.youtube.com/watch?v=Jtwtcn0mT4M
Reagimet ishin të forta. Ish-kapiteni Jamie Carragher, tani opinionist në tv, nisi zjarrin: "Klopp u impenjua shumë ditët e para të pandemië, lojtarët ndërmorrën inisiativa solidariteti, por ky vendim i drejtuesve i humbet të gjithë kreditet e fituara nga klubi". Edhe ish-futbollisti Dietar Hamann ka qenë kritik në profilin e tij Twitter: "Jam i befasuar nga lajmi që Liverpool vendosi këtë rrugë për ti lënë qeverisë të paguajë 80% të pagave të punonjësve. Duke bërë këtë zgjedhje klubi shkon kundër historisë e parimeve të tij". Liverpool ndoshta ka bërë një gabim, por është ende në kohë të bëjë hap pas.