Flash

Kutuzov paralajmëron Bjellorusinë: "Në fillim isha krenar, por të tjerët nuk janë budallenj"

Lapsi.al 5 April 2020
Kutuzov paralajmëron Bjellorusinë: "Në fillim isha krenar,

"Në fillim isha gati krenar". Ish-sulmuesi Vitali Kutuzov, që kulmin e karrierës e pati në Itali me fanellat e Milan e Sampdorias, është i shqetësuar për Bjellorusinë e tij, ku ende luhet futboll, pavarësisht emergjencës koronavirus. "Nuk mund të mendoj që gjithë bota është budallaqe e ne jemi më dinakët - ka thënë ai në një intervistë për 'Il secolo XIX' - Tani duhet të kemi kujdes. Kam dyshimin se në vendin tim nuk e kanë kuptuar mirë dimensionin e problemit".

Kutuzov, 40 vjec të mbushur në 20 mars, jeton tashmë në Varese, por ankthi është i gjithi për vendlindjen e tij: "Në fillim më pëlqente të mendoja se ishim më të fortë se të gjithë në Europë, që po jepnim shembullin e një vendi që nuk ka frikë - pranoi ai - Por me kalimin e javëve, duke parë cfarë ndodh në gjithë botën, jam realist. Nuk do të desha që dikush të përfitojë nga kjo situatë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI