Flash

Rebelimi i presidentit të Brest: "Nuk e coj skuadrën në Paris, ndalemi këtu"

Lapsi.al 5 April 2020
Rebelimi i presidentit të Brest: "Nuk e coj skuadrën në

Përmes kolonave të l'Equipe, presidenti i Brest, Denis Le Saint, lëshon një apel që Ligue 1 të mbyllet me kaq. "Shëndeti është një faktor esencial që duhet të na cojë të marrim vendime të forta. Futbolli nuk është prioriteti sot - ka thënë ai -. Eshtë një hobi. Francezët nuk kanë dëshirën më të vogël të futen në një stadium e ndeshjet me dyer të mbyllura nuk bëjnë askënd të ëndërrojë. Nuk ka kuptim të luhet në këto kushte. Aspekti financiar është një gjë, por shëndeti është shumë më i rëndësishëm".

Pronari i klubit breton, i 14° në Ligue 1, ka lajmëruar se nuk do ta dërgojë skuadrën e tij në Paris, që është përcaktuar si epiqendra e emergjencës koronavirus në Francë, e bashkohet me vendimin e Belgjikës për të ndaluar. "Për mua është jashtë cdo diskutimi të coj skuadrën time në Paris në maj apo qershor për të luajtur ndeshjen kundër Psg. Rreziqet janë shumë të mëdha. Kam shumë respekt për lojtarët e stafin tim për ti vënë në rrezik. Nga pikëpamja ime, sezoni i Ligue 1 mbyllet këtu. Kampionati duhet të mbyllet. Procesi për të kaluar virusin do të jetë i gjatë e gradual, nuk duhet të lëvizim shumë. Belgët duan të ndalen, italianët e spanjollët nuk do të ndalojnë. Ne nuk mund të rinisim“.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI