Flash

Festimi 'narkotik' i Fowler, më provokuesi i historisë: ja kush janë në podiumin e polemikave

Lapsi.al 4 April 2020
Festimi 'narkotik' i Fowler, më provokuesi i historisë: ja

Kanë kaluar tashmë 21 vjet nga një celebrim goli që sot përkujtohet si më provokuesja e historisë së futbollit, ajo e Robbie Fowler në Liverpool-Everton të prillit 1999, për javën e 31 të Premier League. Derbi vlente shumë më tepër për Toffees, të përfshirë në luftën për të mos u rrëzuar, ndërsa nga ana tjetër e Mersey, Reds kishin luajtur një sezon anonim e në kampionat mund të merrnin maksimumi vendin e pestë.

Fatkeqësisht për Everton, që në mbrojtje kishte edhe Marco Materazzi, ajo ditë me diell në Anfield Road ishte një nga ato në të cilën “God” nuk ishte i markueshëm. Avantazhin e Everton me golin e Olivier Dacourt, anglezi e përmbys me një dygolësh, duke udhëhequr fitoren 3-2 të Reds. Por festimi i sulmuesit në golin e 1-1 u fut në histori: Fowler shkoi drejt sektorit të tifozëve të Everton e imitoi thithjen e vijës së bardhë fundore, si përgjigje e zërave përpara ndeshjes sipas të cilave ishte konsumues i kocainës. Polemikat plasën jo vetëm në botën e futbollit, por edhe brenda shoqërisë angleze, me shoqatat antidrogë që u tërbuan. Sulmuesi kërkoi ndjesë me një komunikatë, por Federata e skualifikoi për 6 ndeshje.

Festimi i Fowler nuk ka qenë i vetmi që shkaktoi skandal. Bashkombasi i tij Paul Gascoigne, u bë protagonist në 1998, gjatë Old Firm të Glasgow, kur si lojtar i Rangers provocoi tifozët e Celtic duke bërë gjestin e flautit, instrumenti që luan cdo vit në bandat orangiste protestante për të celebruar fitoren e Guglielmo d'Orange në 1690.

Në Itali është një kandidat i denjë për podiumin: brirët e Enzo Maresca për të provokuar tifozët e Torinos në derbin e qyteti (2002), ose festimi politik i Paolo Di Canio (i skualifikuar në 2006 për përshëndetjen romane në sektorin lacial). Për festimet e guximshme, e fundit është ajo e danezit Nicklas Bendtner, që në Euro 2012, pas një goli kundër Portugalisë, uli pantallonat për të treguar mbathjet që sponsorizonin një faqe bastesh.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI