Flash

"Të vdekurit janë nëpër rrugë, qeveria të bëjë diçka": apeli i dhimbshëm i lojtarit të Lazios

Lapsi.al 4 April 2020
"Të vdekurit janë nëpër rrugë, qeveria të
Një apel drejtuar autoriteteve të vendit të tij, duke u lutur që situata të mos degjenerojë më shumë. Këtë ka bërë Felipe Caicedo, sulmuesi i Lazios, përmes Tëitter. Nga Ecuadori vijnë lajme të tmerrshme për pasojat e emergjencës Koronavirus. Në vecanti nga qyteti i Guayaquil, më i populluari i vendit, ku vetë Caicedo ka lindur. Rritja e rasteve të infektimit e vdekjet si pasojë kanë provokuar një situatë dramatike, me dhjetëra kufoma të braktisur në rrugë. Sulmuesi i Lazio, që ndodhet në Roma i vetë izoluar në shtëpi, nuk mund të mbetej i pandjeshëm përballë gjithë kësaj. E ka dashur të japë apelin e tij për të sensibilizuar drejtuesit e vendit të tij të marrin masa më drastike për të evituar që tragjedia të zgjerohet edhe më shumë. "I kërkoj autoritetetve të Ecuador të veprojnë tani përballë kësaj emergjence, duke qenë se në Guayaquil, si në pjesën tjetër të vendit, nuk kanë deklaruar karantinën totale e të detyrueshme. Për të frenuar virusin janë të nevojshme masa serioze e duhen aplikuar tani".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI