Flash

Milan kërkon klas në mesfushë: Rakitic është lojtari i duhur për kuqezinjtë

Lapsi.al 4 April 2020
Milan kërkon klas në mesfushë: Rakitic është lojtari i

Ivan Rakitic është përsëri një objektiv i Milan. Nga Spanja, përmes reshtave të Mundo Deportivo, kthehet i fortë lajmi për dëshirën e drejtuesve kuqezinj për të nisur një tjetër ofensivë për mesfushorin kroat të Barcelonës. Tentativa e parë në fakt ishte në verën e 2018 me Mirabelli, pastaj edhe në 2019 pati kontakte mes Maldinit e drejtuesve blaugrana. Tani në verë duket se mund të jetë rasti i duhur sepse 32 vjecari shkon në skadencë kontrate në qershor 2021 e duket se nuk futet në planet e Quique Setien.

Linja e Elliott është ajo për të synuar mbi talente të rinj, por edhe Ivan Gazidis është i bindur të marrë ndonjë element eksperience. Idea është ajo për ta patur modele që të rrisin kampionët e të ardhmes e Rakitic është një mundësi konkrete. Cmimi i kartonit të lojtarit është rreth 25 milionë euro, ndërsa për pagesën do të duhet një sforco ekonomike duke parë se për momentin kroati fiton 8 milionë euro në vit. Është për tu mundur konkurenca e Inter, me Marotta që në muajt e kaluar e ka cuar shpesh në mendje. Megjithatë duhet bërë kujdes edhe nga Sevilla: lojtari preferon të kthehet në Andaluzi, por për momentin paga e tij është përtej mundësive të klubit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI