Flash

Serie A përcakton kalendarin e mundshëm në rinisje: 20 maj nis rikuperimi, finalet Europiane në fillim të korrikut

Lapsi.al 4 April 2020
Serie A përcakton kalendarin e mundshëm në rinisje: 20 maj nis

Në pritje të lajmeve të mira nga fronti shëndetësor, Serie A vazhdon të studiojë kalendarin e rinisjes së mundshme. Datat, natyrisht, janë ende hipotetike. Gjithcka do të lidhet me zhvillimin e pandemisë së Covid-19 në Itali, por ndërkohë kanë nisur të ndërtohen skenarët e tëe ardhmes, në bazë të indikacioneve që kanë ardhur në ditët e kaluara nga drejtuesit e futbollit kombëtar e europian: rinisja në 20 maj me rikuperimet e javës së 25 (mes të cilave Inter-Sampdoria), pastaj turi i forcës me ndeshje cdo tre ditë, për ta mbyllur në 2 korrik. Kështu, eventualisht, hapësirë kupave të Europës.

Asamblea e fundit e Lega ka pretenduar se mund të kthehet të luhet vetëm kur kushtet shëndetësore ta lejojnë, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet horizonte kohore. Ajo e të mërkurës në 20 maj është për momentin data më afër në të cilën është e mendueshme rinisja e aktivitetit sportiv. Në këtë këndvështrim, stërvitjet në fushë duhet të rinisin në fillim të majit, për ti garantuar futbollistëve 2-3 javë përgatitje atletike. Uefa ka bërë të ditur se ka ndërmend ti japë prioritet tuneve kombëtare, duke u treguar e gatshme që ta lërë Champions e Europa League edhe në mesin e verës. Në këtë mënyrë mund të luhet cdo tre ditë pa menduar për Kupat, finalja e të cilave mund të luhet mes të mërkurës e të enjtës së 1 e 2 korrik.

KALENDARI HIPOTETIK NË DETAJE

20 maj - rekuperimi java 25

23-24 maj - java 27

27-28 maj - java 28

30-31 maj - java 29

3-4 qershor - java 30

6-7 qershor - java 31

10-11 qershor - java 32

13-14 qershor - java 33

17-18 qershor - java 34

20-21 qershor - java 35

24-25 qershor - java 36

27-28 qershor - java 37

1-2 korrik - java 38

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI