Flash

Serbia nuk bën shaka: futbollisti thyen "shtetrrethimin", tre muaj heqje lirie

Lapsi.al 5 April 2020
Serbia nuk bën shaka: futbollisti thyen "shtetrrethimin", tre

Paralajmërimi për dy futbollistët Luka Jovic e Nikola Ninkovic është dukur një shaka sic duket për lojtarët e tjerë, por nuk ka qenë aspak kështu. Futbollisti serb Aleksandar Prijovic (në karrierë ka luajtur edhe për Parma) është dënuar tre muaj arrest shtëpie për shkak se ka thyer në Beograd 'shtetrrethimin' e vendosur nga qeveria për të bllokuar shpërndarjen e koronavirus.

Sulmuesi 29 vjecar që tashmë luan në Arabinë Saudite për klubin e Al-Ittihad është deklaruar fajtor. Policia e ka arrestuar Prijovic e 19 persona të tjerë, për shkak se ishin mbledhur në barin e një hoteli në Beograd të premten, duke thyer rregullat që të ndalojnë të dalësh nga shtëpia nga ora 17 në atë 5 të mëngjesit. Prijovic është futbollisti i dytë serb që kapet duke thyer rregullat për të qendruar në shtëpi, pas sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic, i cili nuk respektoi dekretin e emergjencës kur mori pjesë në festën e ditëlindjes së të dashurës në një bar në Beograd muajin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI