Flash

Uefa mohon përmbajtjen e intervistës së Ceferin: "Nuk është e vërtetë, ja hipoteza Champions"

Lapsi.al 5 April 2020
Uefa mohon përmbajtjen e intervistës së Ceferin: "Nuk

"Nuk ka asnjë datë të fiksuar brenda të cilës duhet të mbarojë sezoni". Me një komunikatë zyrtare, Uefa ka ndërhyrë për të mohuar afirmimet që sipas emitentit gjerman ZDF i ka deklaruar presidenti i UEFA-s Ceferin: "Është referur - shkruan komunikata - se presidenti Aleksander Ceferin ka deklaruar se Champions League duhet të përfundojë brenda 3 gushtit. Kjo nuk është e vërtetë. Presidenti ka qenë shumë i qartë të mos fiksojë një datë për fundin e sezonit. UEFA spo analizon aktualisht të gjithë opsionet për të kompletuar sezonet kombëtare e europiane me ECA-n e European Leagues në grupin e punës të ngritur në 17 mars. Prioriteti kryesor i të gjithë anëtarëve të grupit të punës është të mbrohet shëndeti publik, më pas objektivi për të gjetur zgjidhje mbi kalendarin për të kompletuar kompeticionet. Aktualisht janë disa opsione për të luajtur ndeshje në korrik e në gusht, nëse është e nevojshme, sipas datave të rifillimit të kampionatit".

OPSIONET E MUNDSHME PËR TË MBYLLUR SEZONIN

1) FORMATI AKTUAL

Do të jenë 17 ndeshje për të luajtur (gjithnjë me dyer të mbyllura) të gjitha në një hark kohor prej 50 ditësh. Në fillim do të rikuperohen ndeshjet e 1/8 që nuk u luajtën: Juventus-Lion, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid e Bayern Mynih-Chelsea. Pastaj mbeten vajtje ardhje e cerekfinaleve dhe gjysëmfinaleve e në fund finalja.

2) FINAL EIGHT

Ndoshta zgjidhja më e vështirë për tu arritur, duke qenë se duket e guximshme të mbledhësh tetë skuadra në një qytet të vetëm. Në cdo mënyrë do të rikuperoheshin 1/8 që mungojnë e pastaj tetë të kualifikuarat në cerekfinale do të sfidoheshin në gara teke në një stadium të vetëm.

3) FINAL FOUR

Një version më i lehtë, e për këtë më i thjeshtë, se tetë më të mirët: në krahasim me hipotezën e final eight, këtë herë gjithcka do të niste nga gjysëfinalet. 11 ndeshje në tre javë në një qytet të vetëm, të zgjedhur gjithnjë nga Uefa.

4) GARA TEKE

11 ndeshje në maksimumi katër javë: do të rikuperohen 1/8 pastaj cerekfinalet e gjysëmfinalet do të luheshin me nga një ndeshje për të mbërritur deri tek finalja.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI