Flash

Alkol, doreza e këmisha për spitalet: Lautaro ndihmon Bahia Blanca kundër Covid 19

Lapsi.al 5 April 2020
Alkol, doreza e këmisha për spitalet: Lautaro ndihmon Bahia Blanca

E gjithë vëmendja e merkatos është përqendruar tek Lautaro Martinez, ndërsa vetë argjentinasi të luftojë emergjencën koronavirus. Ka në fakt gjëra shumë më të rëndësishme për të kaluar, një krizë që nuk është identiteti por mbijetese. E atëherë Lautaro, që ndodhet në Bahia Blanca, ka dashur ti kushtohet të vetmes gjë që ka rëndësi në këtë moment, emergjencës koronavirus.

Toro reshtohet kështu në krah të atyre sportitëve që kanë zbritur në fushë kundër virusit, duke bërë një dhurim të rëndësishëm për spitalet publike të qytetit të tij, që është bërë i ditur nga kryebashkiaku Hector Garay: “Falenderoj Lautaro, shoqen e tij e gjithë familjen. Kemi marrë pjesën e parë të ndihmës për personelin mjekësor: 3350 litra alkol, 100.000 doreza, 5000 këmisha e po aq kufje. E dimë se tjetra është gati për qytetin e Mendoza” ka bërë të ditur Garay.

Rinovimi me Inter mbetet një nyje, por do të përballet kur të jetë momenti për tu kthyer të merret me sport. Zikaltrit nga ana e tyre janë të qetë: akordi aktual është në skadencë në 2022-23. E nëse lojtari dëshiron të largohet, është një klauzolë prej 111 milionë euro për tu paguar. Lautaro nga ana e tij nuk ka shprehur kurrë dëshirën për të ikur, por është Barcelona që vazhdon ti bëjë presion. Por për merkaton ka kohë. Sot rëndësi ka të shpëtohen sa më shumë jetë të jetë e mundur. E Lautaro po bën pjesën e tij.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI