Flash

Gra, fëmijë dhe të moshuar të shtrirë në tokë, 70 shqiptarë presin hapjen e portës në Kakavijë

Lapsi.al 2 April 2020
Gra, fëmijë dhe të moshuar të shtrirë në

Rreth 70 persona, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë kanë mbetur para portës së doganës shqiptare në Kakavijë.

Për Ora News një qytetar denoncoi se kanë mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmën e  shtetit për tu futur në territorin shqiptar.

Ai thotë se shumica janë familjarë, dhe siç mund të shikoni nga pamjet në video njerëzit janë shtrirë rrugëve, në të ftoftë dhe pa ushqim.

"Prej mëngjesit dhe deri në orën 14:00 na mbajtën në doganën greke ku më pas vulosën pasaportat. Prej atëherë dhe deri tani jemi në portën para doganës shqiptare.Kemi pleq, fëmijë. Keni dy netë që flemë rrugëve. Në sportel dogana thonë është e mbyllur dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Si t'ja bëjmë ne të vazhdojmë dhe të flejmë në të fortë prapë dhe një natë tjetër.Nuk kemi asnjë mbijetësë jashtë territorit shqiptar".

E ndërsa kryeministri ka deklaruar se kufiri është mbyllur, qytetari ka këtë përgjigje.

"Me çfarë të rri, nuk kam para as për strehim dhe as ushqim. Është kollaj të thuash rri".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI