Flash

Tenderi i ushqimeve/ PD: 5 faktet pse SPAK duhet të hetojë menjëherë këtë vjedhje

Lapsi.al 1 April 2020
Tenderi i ushqimeve/ PD: 5 faktet pse SPAK duhet të hetojë

Pasi paditi ministren Olta Xhaçka për dhënien e tenderit të ushqimeve tek një kompani maqedonase, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetëojë menjëherë këtë vjedhje.

Sipas reagimit të PD-së, Rama dhe Xhaçka po heshtin për faktin se ja kanë dhënë tenderin një kompanie që 6 ditë më parë ndryshuar aktivitetin e saj nga kompjuterat tek ushqimet por selia blu shprehet se kjo nuk mbulon të vërtetën.

PD parashtron edhe 5 faktet pse kjo është një vjedhje flagrante e qeverisë në ditën më të keqe për shqiptarët.

STATUSI I PD

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

  1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
  2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
  3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
  4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
  5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI