Flash

Deputetja e PS: Djali im e fitoi betejën me koronavirusin

Lapsi.al 1 April 2020
Deputetja e PS: Djali im e fitoi betejën me koronavirusin

Djali i deputetes së Partisë Socialiste në Fier Antoneta Dhima është shëruar nga koronavirusi. 25-vjeçari është kthyer në shtëpi pasi dy testet i kanë dalë negativ. Ai u prek nga virusi pak ditë më parë dhe u shtrua në Spitalin Infektiv për t’u kuruar, ndërkohë që e gjithë familja e deputetes u vetë-karantinua.

Deputetja e PS-së shkruan në një postim në “Facebook” se djali i saj mposhti armikun e padukshëm, ndërsa gjithë falenderimet i shkojnë bluzave të bardha.

Postimi i plotë:

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën.

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.?‍⚕️??‍⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë.

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë.

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura.

Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, ndaj bëjeni edhe Ju.

Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI