Flash

Lirohet anëtari i grupit kriminal ‘Bajri’

Lapsi.al 1 April 2020
Lirohet anëtari i grupit kriminal ‘Bajri’

Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuarit Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq. Nga hetimet nuk është arritur të provohet që dy personat të kenë pasur lidhje me veprat penale apo të kenë qenë përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën janë dyshuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal “Bajri”.

Në këto rrethana, për shkak të rënies së dyshimit për përfshirjen e Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu në formën e bashkëpunimit të veçantë me grupin ‘Bajri’, Prokuroria për Krime të Rënda ka kaluar aktet e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit ka çuar për gjykim Hoxhalliun dhe në muajin 19 dhjetor 2019, Hoxhalliu është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg. Në momentin e dënimit Hoxhalliu ka qenë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që 19 ditë pas këtij dënimi Hoxhalliu, është liruar dhe nga “arresti i shtëpisë”, vendim ky që është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

Kjo pasi pjesën më të madhe të dënimit që i dha gjykata ky person e ka shlyer gjatë qëndrimin në paraburgim në masën e “arrestit në burg” dhe “arrestit në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI