Flash

Ekspertët këshillojnë gratë: Mos qëndroni pa recipeta në karantinë!

Lapsi.al 1 April 2020
Ekspertët këshillojnë gratë: Mos qëndroni pa recipeta

Shumë influencuese dhe përdoruese të rrjeteve sociale kanë treguar këto ditë se nuk kanë mbajtur fare recipeta gjatë qëndrimit në karantinë, por disa ekspertë thonë se pavarësisht rehatisë, mungesa e recipetave mund të ndikojë tek gjinjtë në planin afatgjatë.

Victoria Shelton, kirurge estetike, dr. Riccardo Frati dhe Anna Akerlund nga marka franceze e veshjeve të brendshme Louisa Bracq bien dakord se veshja e sytjenave mund të ndikojë në formën e gjinjve. Akerlund paralajmëron kjo mund të ndikojë negativisht në sjelljen e grave, veçanërisht ato me gjinj më të mëdhenj.

“Mënyra e veshjes ka ndryshuar që kur e kalojmë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Por prapë duhet të veshim sytjena sepse gjinjtë tanë duhet të mbështeten. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në sjellje dhe gjithashtu të shkaktojë dhimbje në shpinë”, - thotë Victoria Shelton për Daily Mail.

“Është e rëndësishme të mbani diçka në vend të tyre dhe të mbështesni gjoksin dhe shpatullat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që kanë gjinj më të mëdhenj” - shtoi Akerlund, ndersa Dr Frati paralajmëroi është se veshja e sytjenave gjithashtu mund të ndikojë te ligamentet.

Por sipas postimeve në mediat sociale, duket se shumë gra mezi kanë pritur të hedhin tutje recipetat sa kohe janë në izolim.

“Dita e 14 pa sytjena dhe jam shkëlqyeshëm.”, “Është një gjë e mirë që mund të jem pa sytjena me javë të tëra”, - shkruan disa prej tyre në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI