Flash

Basha: Masat ndaj koronavirusit kanë paralizuar financat e familjeve shqiptare, çfarë duhet të bëjë qeveria

Lapsi.al 31 March 2020
Basha: Masat ndaj koronavirusit kanë paralizuar financat e familjeve

Lulzim Basha deklaroi se duhet ndryshim radikal i kursit nga qeveria për të mbështetur sakrificën e qytetarëve.

Në një intervistë në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, kreu i PD u shpreh se masat e qeverisë po paralizojnë familjet shqiptare. Ai kërkon që qeveria të konsiderojë një paketë ndihmëse për familjet shqiptare.

“Me 1 prill, nesër, shumica e familjeve të cilat janë paralizuar ekonomikisht për shkak të këtyre masave nuk do të kenë të ardhura dhe ky është shqetësimi, brenga ime kryesore sot. Si do të mundemi t’i furnizojmë këto familje me mjaftueshëm likuiditet, para, financa për të siguruar ushqimin e tyre, për të siguruar përditshmërinë e tyre?  

Dhe kjo është diçka që duhet ta lërë pa gjumë qeverinë. Ndaj insistoj në rradhë të parë të kemi një paketë realiste mbështetëse, sepse është e pakuptueshme që ne të kemi një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova! Si mund të kemi ne një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova, kur ata e kanë buxhetin sa gjysma jonë?! A ka ndonjë shpjegim tjetër për këtë përveçse ngadalësisë, paaftësisë apo prioriteteve të gabuara? Sepse nga ana tjetër janë harxhuar 52 milion euro këto tre javë me shpenzime totalisht të panevojshme. Ka vend jo për përmirësim, por për një ndryshim radikal të kursit nga ana e qeverisë për të mbështetur sakrificën e qytetarëve.”- u shpre Basha.

Të këshilluara

46 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Në Greqi ka shkuar në 46 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore greke kanë bërë të ditur se mëngjesin e së ...

19:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI