Flash

Hashim Thaçi bën të paditurin: S’kam pasur gisht në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit

Lapsi.al 1 April 2020
Hashim Thaçi bën të paditurin: S’kam pasur gisht në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka qenë faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, ka thënë Thaçi, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

“Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre”, ka thënë Thaçi, dikur udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Thaçi në T7.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI