Flash

Gjoba në të gjithë vendin për thyerje të karantinës

Lapsi.al 2 April 2020
Gjoba në të gjithë vendin për thyerje të

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin policia thotë se ka evidentuar 10 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në Elbasan janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht: M. H., 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili kishte autorizim për lëvizje, por është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.04 mg/l, si dhe E. B., 31 vjeç, banues në Përrenjas, i cili nuk kishte autorizim për lëvizje dhe është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.38 mg/l. Këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 3 vjet.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 45 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative. Në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar, të cilët janë kthyer nga vendet e prekura.

“Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/652431168883037/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI