Flash

Shkencëtarët australianë nisin testimin e dy vaksinave për koronavirusin

Lapsi.al 2 April 2020
Shkencëtarët australianë nisin testimin e dy vaksinave për

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimet për dy vaksina potenciale për koronavirusin. Kjo, sipas BBC, është një arritje.

Vaksinat janë përgatitur nga Universiteti i Oksfordit dhe nga kompania amerikane, Inovio dhe kanë marrë dritën jeshile nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia Australiane e Shkencave do të vlerësojë nëse vaksinat do të funksionojnë dhe nëse do të jenë të sigurta për njerëzit.

Testimet e para te njerëzit nisën në SHBA muajin e shkuar, por u shmang faza e testimit te kafshët.

“Normalisht duhen nga një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë, por ne e kemi shkurtuar këtë periudhë në dy muaj”, - tha dr. Rob Grenfell.

Rezultatet e para të testimeve priten në qershor. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se duhet të plotësohet afati prej 18 muajsh që të përmbushen standardet.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI