Flash

Lajm i mirë nga Kina/ Testohet te njerëzit vaksina ndaj koronavirusit

Lapsi.al 1 April 2020
Lajm i mirë nga Kina/ Testohet te njerëzit vaksina ndaj koronavirusit

Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me COVID-19, duket se një lajm plot shpresa vjen nga Kina. Pikërisht lajmi i mirë vjen nga Wuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës, ndërsa shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.

Bëhet e ditur se studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë, e cila u testua tek 108 persona. Këta persona që marrin pjesë në këtë studim kalojnë një periudhë karantine, ku raportojnë çdo detaj mbi gjendjen e tyre shëndetësore tek studiuesit shkencor. Ndërkohë, mediat kineze raportojnë se do të duhet të paktën 1 muaj për të parë nëse do të jetë efektive kjo vaksinë apo jo.

Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën thekson se: “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”. Ndërkohë, shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë./ BW

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI