Flash

Koronavirusi nuk e fal as Afrikën, vijon përhapja e tij

Lapsi.al 1 April 2020
Koronavirusi nuk e fal as Afrikën, vijon përhapja e tij

Burundi dhe Siera Leone janë bërë vendet e fundit afrikane që kanë raportuar rastet e para me koronavirus.

Më herët, ekspertët shëndetësorë kanë shprehur dyshime ndaj deklaratave të Burundit për asnjë rast, por presidenca e këtij vendi ka thënë se Burundi është përjashtim sepse e ka vënë “Zotin në vend të parë”.

Tani, zyrtarët atje thonë se dy shtetas kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, pasi janë kthyer nga Ruanda dhe Dubai. Në Siera Leone, një burrë 37 vjeç, i cili është kthyer nga Franca, është diagonostikuar me koronavirus.

Qeveria atje ka thënë se, tash për tash, nuk do t’i izolojë qytetarët, por ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik. Në gjithë Afrikën janë mbi 5,400 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 172 pacientë kanë humbur jetën. /REL

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI