Flash

Rama ndryshon version: E vërteta e arrestimit tim në Bolonja dhe sherri me policinë

Lapsi.al 2 April 2020
Rama ndryshon version: E vërteta e arrestimit tim në Bolonja dhe

Kryeministri Edi Rama e ka ndryshuar versionin e tij të dhënë për mediat italiane ku mburrej se ishte arrestuar vite më parë në Bolonja pasi kishte debatuar me një polic. Pasi Partia Demokratike i kujtoi Ramës se kjo përbënte shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi duhej ta kishte përmendur këtë fakt në formular, Rama e ktheu pllakën.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan: “O Zot të lutem në gjunjë t'u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç'nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve '90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s'paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!” – shkruan Rama.

Në intervistën për Gazzeta Dello Sport Rama shprehej: “Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti”.

Por kjo deklaratë sipas ishdeputetit Oerd Bylykbashi mjafton që Rama të preket nga ligji i dekriminalizimit.

“Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister!” – deklaronte Bylykbashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI