Flash

Rama reagon për shqiptarët e mbetur jashtë vendit, tregon kush do të kthehet

Lapsi.al 29 March 2020
Rama reagon për shqiptarët e mbetur jashtë vendit, tregon kush do

Edi Rama deklaroi sot se do të kthehen në Shqipëri vetëm ajo pjesë e shqiptarësh që kanë mbetur në vende të tjera në mes të katër rrugëve dhe jo ata që jetojnë në këto vende dhe duan të kthehen.

Kreu i qeverisë theksoi se lista është e mbyllur dhe nuk do të ketë më riatdhesime të tjera.

Kryeministri Rama ne FB:

? SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar. Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës! Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi?

Të këshilluara

Dezinfektoni menjëherë këta pesë objekte

Ekspertët kanë paralajmëruar prej ditësh që koronavirusi zgjat në sipërfaqe të caktuara, kështu që është e rëndësishme të dezinfektoni gjëra të caktuara në shtë...

11:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI