Flash

Pa maskë dhe pa doreza në Itali, Cakaj thyen masat mbrojtëse nga Covid-19

Lapsi.al 28 March 2020
Pa maskë dhe pa doreza në Itali, Cakaj thyen masat mbrojtëse nga

Gent Cakaj, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thyer sot të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Cakaj udhëtoi sot drejt Italisë bashkë me 30 mjekët që do ndihmojnë kolegët e tyre, ai theu rregullin e parë: distancën sociale.

Në avion ai shihej se nuk kishte asnjë masë mbrojtëse, por vetëm buzëqeshte duke qëndruar shumë afër stafit mjekëve. Por edhe pas zbritjes nga avioni, ministri nuk kishte marrë asnjë masë dhe bisedonte lirshëm pa maskë e pa doreza.

Po ashtu ai shihet se qëndron shumë afër ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, duke thyer sërish rregullin për të qëndruar në distancë. Pas këtyre gabimeve Cakaj, duke të karantinohet, pasi mund të jetë infektuar me COVID-19 dhe vjen nga Italia që është shpallur zonë e kuqe.

Ndërkohë Cakaj ka dhënë sot dhe shembullin e gabuar, duke thyer rregullat të vendosura nga qeveria në të cilën ai është pjesë e saj.

Të këshilluara

11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

11 raste të reja, shkon 197 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. “Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konf...

11:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI