Flash

Basha: Nga 10 marsi deri më 1 prill qeveria s'ka asnjë masë ekonomike

Lapsi.al 28 March 2020
Basha: Nga 10 marsi deri më 1 prill qeveria s'ka asnjë masë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë intervistës në News 24 se plani ekonomik i prezantuar nga qeveria për situatën emergjente të krijuar nga Covid-19, hyn në fuqi më datë 1 prill. Rrjedhimisht tha ai, nga data 10 mars kur nisi karantina deri më 1 prill, qeveria s'ka asnjë masë për qytetarët e punësuar dhe biznesin.

"Çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se i shtrinë efektet nga 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi", tha Basha.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI