Flash

"Titulli në tavolinë për Juventus? Jo faleminderit": 'like' i 13 i Agnelli tregon shumë

Lapsi.al 28 March 2020
"Titulli në tavolinë për Juventus? Jo faleminderit":

Lega Serie A në këto ditë po studion të gjithë zgjidhjet e mundshme për të përfunduar kampionatin në vazhdim, por gjithnjë e më tepër po ndihet hipoteza që sezoni të mos shkojë deri në fund. E atëherë cfarë do të ndodhte? Mes hipotezave në tavolinë është edhe ajo e ngrirjes së klasifikimit aktual, që do ti dorëzonte Juventus titullin e nëntë radhazi, por kjo është një hipotezë që nuk i pëlqen shumë tifozëve bardhezinj e sidomos nuk i pëlqen presidentit të bardhezinjve: Andrea Agnelli.

Numri 1 i Juventus ka lënë të kuptohet qartësisht dëshira e tij, duke vendosur një 'like' në Twitter në postimin e faqes “Ylli i tretë”, që i takon një grupi tifozësh bardhezinj: “Titulli në tavolinë? Do të ishte e mrekullueshme. E akoma më e mrekullueshme nëse do të thoshim ‘jo faleminderit!’”.

Mund të mendohet që bëhet fjalë vetëm për një 'pëlqim', por që kur presidenti i Juventus është regjistruar në Twitter, në mars të 2012, ka dhënë vlerësimin e tij me një 'like' vetëm 13 herë...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI