Flash

Foto/ Koleksionist në karantinë: Cristiano Ronaldo prenoton makinën që ka vetëm 10 ekzemplarë

Lapsi.al 28 March 2020
Foto/ Koleksionist në karantinë: Cristiano Ronaldo prenoton

Pasioni i madh i Cristiano Ronaldo për super makinat më të fuqishme në botë është e ditur: në vite pesë herë fituesi i Topit të Artë ka koleksionuar disa Ferrari (një është 'Tour de France'), Rolls Royce, McLaren e edhe Bugatti. Deri pak kohë më parë Chiron e argjendtë prej 2, 8 milionë euro ishte pjesa më e cmuar e koleksionit të tij të jashtëzakonshëm, por tani kampioni portugez i Juventus ka bërë goditjen nga karantina, duke prentuar modelin Centodieci, i prodhuar në mënyrë të limituar e të rezervuar për vetëm 10 klientë ultra-të seleksionuar nga marka themeluar nga Ettore Bugatti.

Një xhevahir i vërtetë prej 9 milionë euro, i prezantuar vitin e kaluar si homazh për Bugatti EB110 e i pajisur me një motor W16 prej 8 litrash me 1.500 kuaj/fuqi (shkon nga 0 në 100 në vetëm 2,4 sekonda e arrin shpejtësinë maksimale 380 km/orë). Për ta patur CR7 duhet të presë vitin e ardhshëm, sepse dorëzimi është parashikuar për në 2021.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI