Flash

Giroud flet si zikaltër: "Më kërkuan edhe Lazio e Tottenham, por prioriteti im ishte Inter"

Lapsi.al 28 March 2020
Giroud flet si zikaltër: "Më kërkuan edhe Lazio e Tottenham,

Inter mendoi për Olivier Giroud në janar, si zëvendës për Lukaku, por tratativa pastaj nuk u konkretizua, për shkaqe që francezi i tregon vetë për Télé Foot: "E shihja veten larg nga Chelsea, shihja përpara meje gjashtë muaj të komplikuar (kontrata i skadon në qershor) e kisha shprehur dëshirën për të ndryshuar ambjent. Por do të më linin të ikja vetëm nëse do të gjenin një zëvendësues, gjë që nuk ndodhi".

Sulmuesi kampion bote, 34 vjec në shtator, tregon për ofertën zikaltër: "Projekti i tyre ishte më interesant për mua. Fola me Conte në telefon, njiheshim që më parë e ky ishte avantazh i madh". Por edhe Lazio, Lyon e Tottenham e provuan, në vecanti bardhekaltrit: "Bënë gjithcka, duke ardhur edhe këtu në Londër, por tratativa ishte bllokuar ". E tani për Giroud mbetet vetëm e ardhmja, që mund të ketë rezervuar vetëm një vonesë për ta veshur atë zikaltër, si kuptohet edhe nga fjalët e tij: "Kushedi...".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI