Flash

F1/ Kampioni që dëshiron të bëhet inxhinjer: "Me fat për karrierën time"

Lapsi.al 28 March 2020
F1/ Kampioni që dëshiron të bëhet inxhinjer: "Me fat

"Kam qenë me shumë fat që kam patur këtë karrierë e nuk mendoj absolutisht se do të doja të kaloja nga rrugët shkurt. Besoj se të kalosh momentet e vështira është një mundësi që të bën edhe më të fortë". Sebastian Vettel i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të tifozëve në faqen zyrtare të Ferrari, duke përballur aktualitetin dhe emergjencën e pandemisë. "Nuk besoj se mund të jap ndonjë këshillë për atë që po jetojmë. Mendoj vetëm të them se duhet marrë seriozisht kujdesi për veten dhe personat e tjerë. Mbi të gjitha të mbajmë distancat e të lajmë duart... Gjëja më e rëndësishme është të respektojmë njerëzit e tjerë. Nuk duhet të nënvleftësojmë këtë situatë, por të jemi të përgjegjshëm".

Një tifoz e ka pyetur nëse e sheh veten si inxhinjer, kur të largohet nga pista. "Para se të bëhesha pilot profesionist, kur mbarova liceun, plani im ishte të shkoja në kolegj e të studioja inxhinjeri mekanike. Kështu që është dicka që më pëlqen".

Bestytnia nuk është nga ato që shqetëson pilotin gjerman të Ferrari, që është ndalur edhe tek modeli i kaskës së preferuar: "Nuk di ta them, kam patur kaskën në versione të ndryshme gjatë karrierës sime. Duhet të them se më pëlqen shumë ajo aktuale, me bazën e bardhë e flamurin gjerman. Po, më pëlqen shumë e zbavitem shumë duke i modifikuar dizajnin në detaje, si për shembull duke i shtuar logon e Ferrarit".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI