Flash

Rikthehet Calciopoli: Giraudo e dërgon çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Lapsi.al 23 March 2020
Rikthehet Calciopoli: Giraudo e dërgon çështjen në

Ish-administratori i deleguar i Juventus Antonio Giraudo - në detyrë nga 1994 në 2006, i pezulluar përjetë si pasojë e skandalit të 'Calciopolit' - ka prezantuar anikimin e tij në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut sepse, gjatë procedimit kundër tij jaën thyer të drejtat e mbrojtjes.

Sipas pretendimeve të paraqitura në seancë, kundër tij është cënuar neni 6 i Kushtetutës, i cili garanton qasje në një gjykatë të paracaktuar me ligj dhe të drejtën për një gjykim të drejtë, duke lejuar federatat sportive të krijojnë juridiksione disiplinore jo "të paracaktuara nga ligji", duke i lënë aplikantit dhe avokatëve të tij vetëm 7 ditë për të përgatitur mbrojtjen, një kornizë kohore të pamjaftueshme edhe për leximin e thjeshtë të një skedari me mbi 7000 faqe.

Dhe përsëri - vazhdon shënimi mbrojtës i Giraudo - për faktin se ka dorëzuar këto juridiksione disiplinore në të njëjtin autoritet - presidentin e FIGC - i cili kishte prokurën, organi që udhëzoi dhe mbështeti akuzën. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjithashtu do të duhet të vendosë nëse është shkelur "kohëzgjatja e arsyeshme", duke marrë parasysh që procedurat para autoriteteve gjyqësore të Shtetit Italian zgjatën më shumë se 13 vjet, dhe të përcaktojnë nëse ligji n. 280/2003 përbën një shkelje të nenit 6 të Kushteturës. Ky ligj parashikon që juridiksionet e Shtetit nuk kanë fuqi të anulojnë vendimet e juridiksioneve disiplinore të sportit, ku juridiksioni i Gjykatës Evropiane përcakton se qytetari duhet të jetë gjithmonë në gjendje të apelojë tek një gjyqtar që ka fuqinë e "juridiksionit të plotë". Ish Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit përfaqësohet nga avokatët Jean-Louis Dupont dhe Amedeo Rosboch.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI