Flash

Uefa sakrifikon Kupat e saj: përparësi kampionateve

Lapsi.al 23 March 2020
Uefa sakrifikon Kupat e saj: përparësi kampionateve

Emergjenca koronavirus vazhdon të shpërndahet e tek Uefa rritet pesimizmi rreth mundësisë për të rinisur rregullisht kampionatet kombëtare. Pikërisht për këtë sezon, sipas Corriere dello Sport, të martën është në program një takim tjetër mes drejtuesve për të bërë vlerësimin e situatës e për të studiuar një plan të ri për kalendaret. Pasi shtyu Euro 2020, Ceferin mund të vendosë për të shkurtuar numrin e ndeshjeve të Kupave e të anullojë dritaren e qershorit të dedikuar për impenjimet e kombëtareve. Lëvizje të detyruara, për ti dhënë prioritet mbylljes së kampionatetve brenda 30 qershorit.

Për momentin bëhet fjale për një ide, por Uefa nuk është se ka në dispozicion shumë alternativa. Me kampionatet të ndaluar, emergjencën në vazhdim e shumë paqartësi mbi rifillimin, domosdoshmëria e parë është të lirohen data. E gjitha me objektivin për të mbyllur sezonin 2019/2020, duke limituar dëmet e duke kërkuar të mos ngjiten me sezonin e ardhshëm. Arritje aspak e lehtë, duke parë situatën që nuk të jep mundësinë të vendosësh data të sakta.

Për momentin, UEFA nuk duket e gatshme të shkojë përtej datës 30 qershor. Por cështja mbetet në tryezë dhe në një afat të shkurtër nuk mund të përjashtohet një prapaktheu mbi temën. Edhe pse mbyllja e kampionateve mbetet përparësi për të gjithë dhe vendosja e kufijve të detyrueshëm në këtë moment emergjence duket mjaft e papërshtatshme dhe e vështirë për t’u zbatuar. Vetëm nëse UEFA nuk vendos të "shkurtojë" disa ndeshje të Kupave dhe Kombëtareve, duke çliruar "hapësira" të çmuara për vendosjen e ndeshjeve në kampionat dhe mbylljen e sezonit rregullisht.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI