Flash

Menaxheri i Lukakut rrëfen prapaskenën: "Nëse sot është zikaltër, vetëm se Paulo nuk shkoi tek United"

Lapsi.al 22 March 2020
Menaxheri i Lukakut rrëfen prapaskenën: "Nëse sot

Me futbollin të ndaluar për shkak të emergjencës koronavirus, nga menaxheri i agjentit të Romelu Lukaku vjen një zbulim mbi tratativën e transferimit të sulmuesit belg nga Manchester United drejt Italisë, që mund të mos i pëlqejë aspak tifozëve të Inter, që në këtë rast rezultojnë zgjedhja e dytë e shtatlartit.

Pikërisht kështu, sepse sipas asaj që bën të ditur menaxheri i lojtarit, negociatat ishin pothuaj të përfunduara me Juventus, nëse dicka nuk do ta ndalonte në fund. "Nëse sot Lukaku po mban veshur fanellën e Inter është vetëm sepse Paulo Dybala nuk donte të shkonte tek Manchester United - ka shpjeguar Federico Pastorello për Sky Sport -. Ngrohtësia e tifozëve të Inter bëri pastaj diferencën".

Tratativa mes Lukaku e bardhezinjve është prishur për "fajin" e Dybala. Kjo të paktën në nivel numerik e ekonomik. Kalimi i sulmuesit belg tek zikaltrit, në fund, u kompletua edhe në lidhje me disa konsiderata të tjera të bëra nga i interesuari direkt: "Romelu dëshironte të largohej nga Premier e vdonte të transferohej në një klub ku të ndiente se e donin - ka shpjeguar Pastorello -. Ai ka ndjerë menjëherë ngrohtësinë e tifozëve të Inter, në krahasim me atë të Juventus, e kjo bëri diferencën". "Ardhja e Lukaku tek Juve do ti kishte pëlqyer shumë tifozëve, por për Inter blerja e tij përfaqësonte shumë më tepër, pas ardhjes së Antonio Conte e dëshirës për të hapur një cikël fitues - ka saktësuar menaxheri i belgut -. E ai këtë gjë e kuptoi menjëherë. Tek Inter e ndjeu se e donin - përfundoi Pastorello -. Conte ka bërë shumë presion mbi shoqërinë për të patur lojtarin".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI