Flash

Fifa projekton të ardhmen e futbollit pas koronavirus: "Rrezikon recesionin, do ketë më pak skuadra"

Lapsi.al 23 March 2020
Fifa projekton të ardhmen e futbollit pas koronavirus: "Rrezikon

Zhvillimet botërore dhe ndalesa e detyruar e përditshmërisë për shkak të emergjencës koronavirus imponojnë refleksione, por njëkohësisht dhurojnë mundësinë për të ndryshuar, nëse është e mundur të përmirësohen, shumë aspekte të jetës, futbolli përfshirë. Edhe Gianni Infantino, presidenti i Fifa-s, duket se po shkon në këtë drejtim: "Futbolli rrezikon recesionin, por të shohim mundësitë: ndoshta mund ta riformatojmë. Më pak turne, por më interesantë. Më pak skuadra, por më të ekuilibruara. Do të llogarisim dëmet, do të shohim si ti mbulojmë, të bëjmë sakrificat e të rinisim" ka thënë presidenti për Gazzetta dello Sport.

Kjo në optikën e të ardhmes, por më parë duhet menduar situata aktuale. "Në fillim shëndeti, pastaj pjesa tjetër. Përfshirë rinisjen e futbollit. Do të luhet kur të mos vihet në rrezik shëndeti i askujt. Duhen masa të forta për të mbrojtur kontratat, dispensat e përkohshme për rregulloret e statusit të futbollistit e transferimeve. Nuk ka zgjedhje, duhet të bëjmë sakrifica".

Numri 1 i Fifa-s ka dhënë mendimin e tij edhe mbi VAR: "Tashmë është e padiskutueshme: nëse përdoret si duhet, zbut kritikat. Fakti që në disa vende nuk respektojnë protokollin IFAB. E rëndësishme të kuptojmë që ndihmon arbitrin, jo se është dikush tjetër të marri vendime".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI