Flash

Cio shprehet zyrtarisht: "Flaka olimpike do të jetë drita në fund të tunelit"

Lapsi.al 22 March 2020
Cio shprehet zyrtarisht: "Flaka olimpike do të jetë drita në

Bëhet gjithnjë e më e mundshme shtyrja e Olimpiadës japoneze për shkak të emergjencës koronavirus. Gjatë ditës u thirr një mbledhje emergjence nga ekzekutivi i Cio, që në një komunikatë zyrtare ka pranuar mundësinë për të shtyrë Lojërat Tokyo 2020, me shumë mundësi për disa javë, por sidoqoftë brenda fundit të vitit: "CIO, në koordinim të plotë me komitetin organizator të Tokyo, autoritetet japoneze e qytetin, do të ndërmarrë diskutime të thelluara mbi situatën shëndetësore botërore e mbi impaktin e saj tek Lojërat Olimpike, duke menduar ndër të tjera edhe shtyrjen e mundshme. CIO ka ndërmend të konkludojë mbi cështjet brenda katër javëve të ardhshme. Anullimi i Olimpiadës nuk do të zgjidhë asnjë problem, prandaj nuk është në rend të ditës" shkruhet në komunikatë.

LETRA E PRESIDENTIT TË CIO-s THOMAS BACH

"Jetët njerëzore kanë prioritet mbi gjithcka, përfshirë zhvillimin e Lojërave. Cio dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye e kemi bërë principin tonë për tu kujdesur për shëndetin e të gjithë subjekteve të përfshirë e për të kontribuuar për të ndaluar virusin. Do të doja - shkruan Bach - e të gjithë po punojmë për këtë, që shpresa e shprehur nga kaq shumë atletë, komitete olimpikë e federata të të gjithë pesë kontinenteve të plotësohet. Shpresoj që në fund të këtij tuneli që po kalojmë, pa e ditur për sa kohë, flaka olimpike të jetë drita".

Edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar praktikisht është dorëzuar: në këtë pikë është shumë e vështirë që Olimpiada e Tokios të zhvillohet nga 24 korriku në 9 gusht sipas programit. Por qëllimi, si duket qartë nga komunikata, mbetet ajo për ti zhvilluar Lojërat përpara fundit të vitit. Të shumë presionet ndërkombëtare e ato të komiteteve olimpikë kombëtarë per të vazhduar të rezistonin ose të shtynin cdo vendim. Përvec komplikimeve të lidhura me emergjencën shëndetësore, në fakt, rreziku ishte ai i organizimit të Olimpiadës shumë të reduktuar me mungesën e shumë vendeve të rëndësishme, të përfshira nga epidemia.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI