Flash

"Luaj në shtëpi": FSHF nis konkursin kombëtar për videot e fëmijëve duke luajtur futboll në shtëpi

Lapsi.al 23 March 2020
"Luaj në shtëpi": FSHF nis konkursin kombëtar për

Pasioni mund të ketë qenë gjithnjë futbolli dhe nuk është aspak e thënë ti largohesh atij, vetëm sepse situata që po kalojmë është e tillë. Madje për ti bërë të gjithë të ndihen të bashkuara, pavarësisht se në shtëpitë tona, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një inisiativë shumë interesante "me qëllim motivimin e fëmijëve dhe kujdesin për ta gjatë periudhës së karantinimit kombëtar për shkak të virusit COVID-19", atë të futbollist në kushtet e shtëpisë, me videot që do të dërgohen në adresën zyrtare dhe do të vlerësohen nga juria e përzgjedhur.

Në fakt, FSHF ka ngritur një juri, e cila do të vlerësojë të gjitha videot dhe do të përcakojë më të mirat prej tyre. Këto janë çmimet për 20 videot më të mira:

Vendi i parë: uniformë komplete e kombëtares me emër dhe numër

Vendi i dytë: fanelë e kombëtares me emër dhe numër

Vendi i tretë: top dhe USB

Vendet 4-5: top

Vendet 6-10: USB

Vendet 11-15: kapele e kombëtares

Vendet 16-20: çantë shpine

Institucioni përgjegjës për futbollin shqiptar, gjykon se kujdesi për fëmijët, si nga ana fizike ashtu edhe social-psikologjike, është shumë i rëndësishëm në këto ditë të vështira për gjithë shoqërinë tonë, dhe më gjerë: "Krahas detyrave tona familjare, një vëmendje e veçantë u duket kushtuar fëmijëve tanë, dhe futbolli është rruga më e mirë, si sporti më i dashur në Shqipëri" shkruan komunikata zyrtare e FSHF-së.

FSHF u kërkon vajzave dhe djemve të rrinë në shtëpi, dhe të luajnë futboll sipas kushteve tona familjare, duke dërguar videot e tyre (duke specifikuar emrin e fëmijës dhe vendndodhjen) përmes ËeTransfer.com në e-mailin: [email protected]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI