Flash

Çështja/ Wolfsburg rinis stërvitjet: vendimi i klubit shpërthen kritikat

Lapsi.al 23 March 2020
Çështja/ Wolfsburg rinis stërvitjet: vendimi i klubit

Wolfsburg ka rinisur paraditen e sotme stërvitjet në pritje të startit të Bundesliga, për momentin e programuar për 2 prillin e ardhshëm. Lojtarët e klubit gjerman janë takuar në Volkswagen Arena, duke vëzhguar fillimisht të gjitha masat anti-infektim të marra nga klubi. Përpara se të futeshin në qendrën sportive të gjithëve i është matur temperatura. Mbledhja teknike është zhvilluar brenda zonës mikse të stadiumit për të respektuar distancat.

Njëkohësisht skuadra është ndarë në katër grupe (me një dhomë zhveshjesh për secilin) që me radhë kanë kryer punën në palestër, me mjetet që për këtë rast ishin spostuar jashtë ambjenteve. U pezullua, edhe pse fillimisht ishte parashikuar, seanca atletike. Nuk kishte në program ndërkohë ushtrime me top. Për të ulur edhe më shumë rrezikun e infektimit, cdo lojtar ka disinfektuar dushin pas përdorimit.

"Në njoftimin e deritanishëm Bundesliga në 2 prill duhet të rinisë" ka shpjeguar administratori i deleguar Jörg Schmadtke. "Edhe pse nuk na duket reale, duhet të përgatitemi për këtë gjë". Por ndërkohë në rrjetet sociale, të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar inisiativën e Ëolfsburg: "Ju duket e përgjegjshme ajo që bëtë? Duhet të jepni shembuj!", ka qenë toni i mesazheve të tifozëve të Wolfsburg.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI