Flash

4 shqiptarë nga Saranda infektohen me koronavirus në Greqi

Lapsi.al 12 March 2020
4 shqiptarë nga Saranda infektohen me koronavirus në Greqi

Katër shqiptarë nga Saranda rezultojnë të prekur me koronavirus në Greqi. Mësohet se ata janë minoritarë me shtetësi të dyfishtë që jetojnë në ishullin Zakynthos.

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini marketi, gjithashtu kryesisht sezonale.

Duke shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit, 2 çiftet udhëtuan me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas informacioneve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë simptomat nuk duket të jenë në rrezik për jetën.

Ndërsa numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës në Greqi ka shkuar në 99. Sot u regjistrua edhe viktima e parë e COVI-19 në shtetin fqinj. Mediat greke raportojnë se një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pas komplikacioneve. Viktima raportohet se vuante edhe nga sëmundjet e zemrës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI