Disa propozojne, zgjidhja: gazetarët në karantinë, ekranet në karantinë.
Kush mendon se bëjmë prova në ekran, kur në kohë reale verifikojmë nëse mijra mesazhet e njerëzve me emra e mbiemra nëpër telefonat tanë dhe alarmi i gazetarëve në terren është se 127 nuk funksionon e ne në kohë reale qetësojmë publikun se operatoret janë në shërbim, po bën një krim. Po po krim.
Imagjinoni gazetarin e Piazza Pulita, që hyn në Spitalin e Cremona-s, që sheh me dhjetra persona në terapi intensive e ndërsa mjekët janë në angazhim maksimal u merr intervistë, të dilte dikush e t’i thosh është kafshërore të bllokosh për ato sekonda mjekun se dikush po vdes. Gazetari po dëshmon, informon, sepse keqinformimi shton panikun.
Rama kapet me Sonila Meçon: Pse çfarë është 127, për gallatë?
Po, unë mbrëmë isha në transmetim direkt. Telefoni, messengeri, whatsapp-i shpërthente nga njerëz që me emra e mbiemra më komunikonin se 127 nuk përgjigjej. Nuk e bëra publike, por nisa mesazh tek autoriteti, pa përgjigje. Gazetari në lidhje direkte më komunikon të njëjtën gjë. Në atë moment e përshëndetur nga autoritetet në studio, jo qeveritarë e as gazetarë, as sehirxhinj pa diplomë mjekësie a shkencore, por pjesëtarë të frontit të parë të betejës, marr 127-ën për të verifikuar nëse mund të ketë difekt, problem e të njoftohen autoritetet. 58 sekonda dhe operatorja me mirsjellje u përgjigj. I mora 10 sekonda, pyeta live dhe biseda dëgjohej nga gjithë publiku:
- A funksionon linja? Po
- Keni patur probleme teknike sot? Jo, por ka ngarkesë
- Ka shumë telefonata? Plot
- Po e mbyll mos ngarkoj linjën...
Qindra e mijra mesazhe me falënderuan, bashkë me autoritetet në studio për qetësimin e panikut. Imagjinoni në 10 sekonda shërbim publik.
Në këtë betejë, e keqja quhet Covid-19. Nuk njeh as bindje politike, as cv, as diplomë. Jemi të gjithë të ekspozuar. Me prindër në moshë në shtëpi, fëmijë të trembur, familjarë të frikësuar. E keqja nuk ka emër tjetër.
Nëse doni të vini në karantinë gazetarë dhe ekrane bëjeni!
Nëse kjo lufton coronavirusin, bëjeni!
Kina e bëri me diktaturë dhe shtet të fortë.
Korea e Jugut me paisje novatore.
Italia e neglizhoi, vuri mend me vonesë, por gazetarët janë në raportim të çdo informacioni, nga funksionimini linjave tek sukseset e dështimet e autoriteteve dhe mjekëve.
Zgjidhni cila doni të jeni, por kuptoni se kjo betejë luftohet bashkarisht.
https://youtu.be/wgYcWCUaLpI
Tani një pyetje kam për mendjet e ndritura që mendojnë se bëja prova me 127-ën. Po sikur të qe bllokuar, qoftë nga ngarkesa, sepse ndodh, apo nga një defektcteknik, kush do qe kafshëria e vërtetë, 10 sekonda verifikim për t’ju ardhur në ndihmë teknikëve e uljes së panikut të qindra e mijra telefonuesve, apo mosfunksionimi prej padijenisë dhe paniku i publikut?
Dhe ju lutem kthejini ju përgjigje atëherë zonja e zotërinjve që na shkruajnë me emër e mbiemër, cdo minutë, duke na kërkuar informacion e ndihmë! Zonja e zotërinj, që na shkruani e komunikoni, nuk i pëlqen dikujt lart e afër atij lart që të na shkruani e dëshmoni. Falënderimet e këtyre ditëve po ua kthej mbrapsht.
Për të shmangur panikun bëjmë gazetarin e përgjegjshëm, por nga sot bëjnë thirrje të na fusin në karantinë.
E kanë bërë me mua edhe pa qënë ky i mallkuar virus në qarkullim. Por nuk është ky halli i shqiptarëve. As ne. Mos na bëni ne hallin e tyre. Jemi të gjithë në betejë, në mos si gazetarë, si prindër, bij e njerëz.
Sa për ata që duan partinë më shumë se veten, fëmijën e prindërit, ju lutem pyesni autoritetet, para se të lëshoheni. Mjekë, shkencëtarë, njerëz në vijën e parë të betejës. Siç bëra unë mbrëmë...
Sonila Meço