Flash

Italia merr masa të tjera drastike: Mbyllen dyqanet, përveç ushqimoreve dhe farmacive

Lapsi.al 11 March 2020
Italia merr masa të tjera drastike: Mbyllen dyqanet, përveç

Kryeministri Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregëtare, por duke përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë, për të paktën 2 javë. Conta tha se nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat, ndërsa ka deklaroi se lëvizja e njerëzve duhet të behet vetëm për arsye shëndetësore.

“Të gjitha dyqanet do të mbyllen, përjashtuar atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimoret. Industritë do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie. Nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat. Le të qëndrojmë larg sot, për t’u përqafuar nesër”, - tha Conte.

Në Itali janë mbi 10 mijë raste pozitive të koronavirusit. Gjithsej janë 827 viktima nga të cilat 196 janë vetëm në 24 orët e fundit.

“Kjo është koha për të ndërmarrë një hap më shumë, më të rëndësishmin. Tani kemi bërë gjithashtu mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, me përjashtim të atyre të nevojave themelore dhe farmacive. Ne do mbyllim edhe dyqanet. Në dy javë do të shohim efektet e para të përpjekjeve”, - shpjegoi Conte.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI