Ogerta Manastirliu është kapur gafili dhe ka filluar një loghore pa logjikë për të justifikuar aferën e maskave të skaduara që në vitin 2011 në Real Story të Sokol Ballës. Ajo ka shpjeguar se ato nuk shkaktojnë alergji, se pambuku nuk skadon, se rilindja nuk punon për sot, por për të ardhmen pa dhënë asnjë fjalë konkrete se përse maskat që u shpërndanë sot ishin prej 9 vitesh të skaduara.
Kur u pyet për vitin 2011, ajo i tha Sokol Ballës se nuk e kishte lexuar atë. Por ajo nuk arriti ti japë shpjegimi një fakti konkret: Kur ishin të dobishme masjat me datë skadence në 2011, pse kjo datë u fsheh duke i vënë përsipër një pullë tjetër me vitin 2020. Ajo thjeshtë tha se kjo nuk mund të ndodhte pasi maskat ishin të futura në kontenierë.
Por, të zënë në hall edhe vëtë punonjësit e Manastirliut kanë qenë të detyruar të pranojnë se të tilla maska nuk kanë efekt në mbrojtjen e personelit.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në studion e Abc Neës, me gazetarin Endri Xhafo, Brataj u tregua i rezervuar, ndërsa shtoi se një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit të saj.
©Lapsi.al
