Flash

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Lapsi.al 9 March 2020
Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Pas dy rasteve të para, babë e bir të konfirmuar në orët e para të mëngjesit të së hënës janë shtuar edhe 6 raste të reja në mbrëmje. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë së hënës janë testuar gjithsej 14 raste të dyshuara për COVID-19. Nga këta 8 persona kanë pasur kontakte të ngushtë me 2 rastet e para të konfirmuara me koronavirusin në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. 3 prej këtyre personave janë familjarë me 2 rastet e para që u konfirmuan në fillim. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1-ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e para në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri tani janë testuar 77 raste nga të cilat kanë rezultuar pozitive 6 prej tyre.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me  Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Të këshilluara

97 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Itali

Koronavirusi nuk ndalet në Itali. Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke ...

20:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI