Flash

28-vjeçari me koronavirus mori pjesë 3 ditë më parë në një ceremoni mortore

Lapsi.al 9 March 2020
28-vjeçari me koronavirus mori pjesë 3 ditë më parë

28-vjeçari nga Tirana që konsiderohet si “pacienti zero” për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë ka bërë për 2 javë një jetë të zakonshme. I riu mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt, nga Firence e Italisë dhe duke pasur virusin me vete infektoi dhe të atin, 54 vjeç.

Mësohet se i riu 3 ditë më parë ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore ku sipas zakoneve shqiptare ka takuar të gjithë të pranishmit për t’i ngushëlluar. Shefja e ISHP-së Silva Bino tha në emisionin “Open” se ishte vënë në dijeni për këtë fakt dhe po punohet për identifikimin e personave me të cilët ka pasur kontakte i riu.

Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

97 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Itali

Koronavirusi nuk ndalet në Itali. Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke ...

20:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI