Flash

Erdhi nga Italia, 22-vjeçarja dhe 2 fqinjët e saj shtrohen me temperaturë te Infektivi

Lapsi.al 9 March 2020
Erdhi nga Italia, 22-vjeçarja dhe 2 fqinjët e saj shtrohen me

Tre persona janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes, simptoma këto të ngjashme me koronavirusin. Sipas asaj që raportoi Top Channel, një nga pacientët me këto simptoma është një 22-vjeçare e cila kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Italia. Dy pacientët e tjerë janë të moshës 45 vjeç dhe 47 vjeç bashkëshortë me njëri-tjetrin dhe fqinj të vajzës e cila kishte ardhur nga Italia. Ata janë paraqitur fillimisht në spitalin e Skraparit dhë më pas janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Përveç këtyre 3 rasteve, një tjetër me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit. Këtë e konfirmoi edhe drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morën kampionet e analizave dhe më pas u dërgua me ambulancë në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

97 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Itali

Koronavirusi nuk ndalet në Itali. Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke ...

20:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI