Flash

Koronavirusi, reagon edhe Meta: S'ka vend për panik, por respektoni protokollet mjekësore

Lapsi.al 9 March 2020
Koronavirusi, reagon edhe Meta: S'ka vend për panik, por respektoni

Presidenti Ilir Meta në një komunikim të jashtëzakonshëm me popullin shqiptar, në shfaqjen për herë të parë ditën e sotme të dy rasteve të para me koronavirus, ka bërë thirrje që të mos ketë panic dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për të përballur këtë pandemi që së fundmi preku edhe Shqipërinë.

Do të dëshironim shumë që të prekurit e sotëm të ishin të vetmit të prekur nga koronavirusi. Duke iu uruar shërim sa më të shpejt të prekurvve nga koronavirusi dhe familjarëve të tyre, duke vlerësuar angazhimin maksimal nga institucionet përgjegjëse ndaj përhapjes së kësaj pandemie, ftoj të githë qytetarët të respektojnë me rigorizitet protokollet shëndetësore.

Nuk ka vend për panik, por nuk ka end për nënvlerësimin qoftë më të vogël nga insitucionet por në mënyrë të veçantë nga qytetarët e këtij vendi.

Në këtë situatë kërkohet përkushtim dhe transparencë e plotë.

Për këtë arsye mbështes të gjithë personelin shëndetësor në të gjithë vendin.

Mjekët në mbarë vendin, që pavarësisht problemebe të mëdha me të cilët hasën, duhet të përballen edhe me këtë virus.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe qendrore, për sigurimin e masave të domosdoshme për mjekët dhe personielin, për caktimin e karantinave por edhe të pajisjeve dhe gjithçkaje të nevojshme.

Si president i Republikës do bëjmë gjithçka të për kalimin pa pasoja të kësaj situate.

Apeloj po kështu për plane të ndara, plane monitorimi rigoroze nga të gjitha struktura….

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI