Flash

Forcohet rrethimi ndaj Albin Kurtit/ Edhe djali i Trump flet për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova

Lapsi.al 10 March 2020
Forcohet rrethimi ndaj Albin Kurtit/ Edhe djali i Trump flet për

Vazhdon të forcohet presioni mbi Albin Kurtin për heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës 100% ndaj produkteve serbe. I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalë krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter" se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj ushtarake në Kosovë.

“Ok. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.

Perdue, senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët në "Tëitter", se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje".

Senatori amerikan: Nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë atje. Natyrisht në këtë histori nuk ka asgjë të rastësishme dhe të pafajshme. E gjitha orkestrohet nga i dërguari special për dialogin, Grenell. Edhe ky status në "Twitter" është shpërndarë edhe prej të dërguarit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Të këshilluara

97 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Itali

Koronavirusi nuk ndalet në Itali. Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke ...

20:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI